Nga shume studime po rezulton nje lidhje statistikore e “fuqishme” mes vdekshmerise nga COVID dhe vaksinimit anti-tuberkuloz me vaksinen BCG, ose me sakte ne ato vende ku ka vijuar programi i vaksinimit anti-tuberkuloz, vdekshmeria aktuale nga COVID ka qene me e ulet.
*
Gjermania ka qene nje rast ideal për të krahasuar efektin e mundshëm të periudhës së vaksinimit me vaksinën anti-tuberkuloz BCG mbi vdekshmërinë nga COVID-19.
Para bashkimit, Gjermania Lindore dhe Perëndimore ndoqën skema të ndryshme të vaksinimit nga tuberkulozi. Në Gjermaninë Perëndimore, qytetarët që janë sot me moshë 45-65 vjeç janë vaksinuar, kurse në Gjermaninë Lindore, qytetarët me moshë 30-74 vjec sot kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës anti-tuberkuloz BCG. Nga krahasimi i dhënave mbi vdekjet nga COVID në Gjermaninë perëndimore dhe lindore rezultoi se shkalla mesatare e vdekshmërisë nga COVID-19 në landet e Gjermanisë perëndimore (40.5 për milion) ishte 2.9 herë më e lartë se në landet e Gjermanisë lindore (14.2 për milion).
Në mënyrë të ngjashme, vdekshmëria mesatare në Evropën Perëndimore ishte 9.92 herë më e lartë se në Evropën Lindore ku vendet, në përgjithësi, kanë pasur deri në vitin 1990 programe aktive universale të vaksinimit anti-tuberkuloz…
Ballina Bota dhe Rajoni Në vende ku ka vijuar vaksinimi anti-tuberkuloz, vdekshmëria aktuale nga COVID ka...