SMS-të fyese në adresë të disa qytetarëve, Presidenti Meta kërkesë kompanisë: U dërguan nga qendra juaj e mesazheve, presim informacione

261
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta është në pritje të informacionit nga kompania telefonike pas denoncimit se mesazhe fyese e kërcënuese ishin dërguar në emrin e tij disa personave.

Zëdhënesi i Presidentit Meta, z. Tedi Blushi shkruan se sot Kreu i Shtetit iu drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë telefonike, pasi sipas të dhënave të siguruara mesazhet e manipuluara janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie.

“Sot, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta ju drejtua me një kërkesë për informacion kompanisë “One Telecommunications” lidhur me keqpërdorimin kriminal të mesazheve telefonike, gjoja sikur janë dërguar nga numri i Tij personal zyrtar, në adresë të disa qytetarëve.
Sipas të dhënave të siguruara, mesazhet e manipuluara, janë dërguar nga qendra e mesazheve të kësaj kompanie telefonike.
Për këtë arsye, Presidenti Meta është në pritje nga “One Telecommunications” të informacionit të nevojshëm, para nisjes së procedurave ligjore në sistemin ndërkombëtar”, deklaron Blushi.