Marrëveshja me kreditorët, ja si do rëndojë mbi qytetarët grekë

282
Sigal

Greqia arriti të sigurojë më në fund mbështetjen e partnerëve europianë dhe kreditorëve për të shpëtuar nga falimenti, por çmimi që ka paguar kryeministri Tsipras për mundësinë e një pakete të re shpëtimi duket të jetë tepër i lartë.
Në dokumentin e miratuar mëngjesin e të hënës është rënë dakord se në këmbim të fondeve jetike duhen zbatuar një sërë masash shtrënguese që rëndojnë edhe më shumë mbi ekonominë e tronditur helene.
Riorganizimi i sistemit të TVSH-së dhe zgjerimi i bazës tatimore për rritjen e të ardhurave duket se do të përfshijë më shumë produkte dhe shërbime në tarifën më të lartë të TVSH-së, që është 23%, pa përjashtuar këtu restorantet dhe tavernat e famshme greke, ndërsa destinacionet popullore turistike në ishuj nuk do të përfitojnë më nga zbritje e TVSH-së. Ndërsa taksa koorporative do të rritet në 28%.
Pensionet janë një tjetër pikë ku do të ketë ndryshime radikale: Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2022, ndërsa ndihma shtesë ndaj pensionistëve të varfër do të anullohet brenda vitit 2019.
Tregjet e punës do të liberalizohen, do të ketë modernizim dhe rishikim rigoroz të kushteve të kontratave kolektive, dhe shkarkimeve kolektive nga puna, që deri më tani nuk kanë qenë në përputhje me direktivat dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
Qeveria greke duhet të ndërmarra masa më të ashpra ndaj kreditorëve të këqinj dhe të rrisë autonominë e bankave, duke eliminuar ndërhyrjet politike sidomos në procesin e caktimit të adminstratës.
Koorporata Elektrike duhet të shitet si pjesë e programit të gjerë të privatizimeve që do të arrijnë vlerën e 50 miliardë eurove, nën administrim nga autoritetet greke, por me mbikqyrjen e ndërkombëtarëve.
Tani, mbetet vetëm për t’u parë nëse deputetët e parlamentit, mes tyre edhe ata të Syriza-s, do ta miratojnë këtë marrëveshje.
” Aplikim i TVSH-së 23% për prduktet e shportës
” Shqufizim i zbritjes së TVSH-së për ishujt turistikë
” Taksa koorporative do të rritet në 28%
” Rritet mosha e daljes në pension në 67 vjeç brenda vitit 2022
” Hiqet ndihma për pensionistët e varfër brenda vitit 2019
” Liberalizim i tregut të punës, rishikim i kontratave kolektive
” Depolitizim i administratës publike
” Trojka kthehet në Athinë dhe mbikqyr procesin e privatizimeve