Po trafikonin 69 shqiptarë me varkë peshkimi drejt Britanisë, dalin para gjykatës 3 të arrestuarit

41
Sigal

Janë shpallur fajtorë tre persona në Britaninë e Madhe pasi tentuan që të fusnin në mënyrë të paligjshme 69 emigrantë shqiptarë.

Bëhet fjalë për një varkë peshkimi që u kap në bregun e Anglisë Lindore më 17 nëntor të vitit të shkruar.

Në varkën që mbante emrin Svanic dhe lundronte nga zona e Ostend-it në Belgjikë ndodheshin 69 pasagjerë shqiptarë.

Tre anëtarët e ekuipazhit, dy shtetas ukrainas dhe një shtetas letonez u arrestuan me akuzën e lehtësimit të emigracionit të paligjshëm.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës tashmë ka autorizuar akuzat për komplot në lehtësimin e emigracionit të paligjshëm dhe të arrestuarit do të paraqiten para Magjistratëve të Southend më vonë gjatë ditës së sotme.

Ndërsa, në një operacion të kryer ditën e djeshme u arrestuan Arturas Jusas, 34-vjeç, Kfir Ivgi, 32 vjeç dhe Sergejs Kuliss, 39 vjeç.

Duke folur pas bastisjeve të djeshme, Shefi Rajonal i Hetimit i NCA Jacque Beer tha: “Ata që u arrestuan sot dyshohet se kanë luajtur një rol kryesor në ngjarjet që çuan në përgjimin e Svanic në nëntor të vitit të kaluar.”

“Kjo ishte një përpjekje serioze për të shkelur kontrollet kufitare të MB dhe hetimi për incidentin në fjalë vijon. Por operacioni i sotëm tregon edhe një herë vendosmërinë tonë për të përçarë dhe çmontuar rrjetet e kontrabandës së njerëzve kudo që ata operojnë. Kjo është një përparësi kryesore për NCA.