Ndërprerje e energjisë elektrike nesër në Tiranë, zonat dhe orari

183
Sigal

Ditën e nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në Tiranë. OSHEE bën me dije se për shkak të punimeve që do të kryhen për rikonstruksionin e kabinave, nesër në intervalin kohor 09:00-16:00 do të punohet në dy kabina të një fideri të NST Traktora. Gjatë këtij orari, pa energji do të mbeten këto zona në Tiranë: Rruga “Ilia Shyti”, rruga “Leandro Zoto”, rruga “Sterjo Spase”, rruga “Violeta Manushi”, rruga “Genci Leka”, rruga “Sali Ceka”, rruga “Vangjush Miho”.