“Shefat e policisë mbrojnë parcelat”, Efektivi bën denoncimin: Kanë marrë haraç nga trafikantët

235
Sigal

Një punonjës policie ka denoncuar kultivimin e kanabisit në zonën e Fushë-Krujës, të cilat sipas tij mbrohen në këmbim të haraçit nga shefat e tyre. Ky denoncim është bërë publik edhe nga ish-kryeministri Berisha që shkruan se parcelat e hashashit mbrohen nga narkopolicia.

Postimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha: 

‘Parcelat e Hashashit mbrohen nga narkopolicia!

Lexoni mesazhin shikoni foton e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje dr jam një polic të komisariatit të krujës jam shum i mërzitur se përditë dalim në aksione për të shkulur drogë dhe se shefat tanë i mbrojnë me fanatizëm parcelat në të cilat kanë marrë haracin. Të paktën në zonën e Niklës koordinatat e parcelave të dhëna janë të plota por nuk ndërhyhet për ti shkatërruar, po ju nis dhe një foto me koordinatat e sakta ku gjelbërojnë parcelat e hashashit te rilindjes.’