‘Të shtëna me armë zjarri në Astir’/ Telefonata që alarmoi Policinë e Tiranës, shoqërohet i riu

484
Sigal

Një telefonatë ka alarmuar Policinë e Tiranës këtë mbrëmje për të shtëna me armë zjarri në zonën e Astirit.

Blutë e kryeqytetit po krehin zonën si dhe kanë ngritur pika kontrolli për persona të dyshimtë.

Siç shihet në pamjet e siguruara, policia ndodhet në rrugën ‘Teodor Keko’ ku ka ngritur një postbllok.

Një i ri është shoqëruar ndërsa të tjera detaje priten në vijim.