Lady Gaga yll në Las Vegas, kontratë milionere për dy vite

723
‘Bëhet realitet ëndrra e një jete. Do ta lë zemrën time në skenë çdo natë”, kështu e komenton Lady Gaga në Twitter firmosjen e një marrëveshjeje në Las Vegas.
Do të jenë dy vite koncerte në Park Theater MGM, duke nisur nga dhjetori i 2018. Një punë fikse, por edhe e rëndësishme, ku parashikohen 74 koncerte, me 1 milion dollarë për çdo show.
Në një komunikatë në rrjetet sociale Miss Germanotta ka thënë: ’Las Vegas është toka e Elvis, Tony Bennet, Frank Sinatra, Rat Pack, Elton Jphn, Judy Garland dhe Liza Minelli. Për mua, të këndoj në Las Vegas është ëndrra e një jete dhe jam e nderuar të shtoj emrin tim në një listë të tillë dhe do të bëj një show që nuk është parë asnjëherë këtu. Mund t’ju them saktësisht atë që ju thashë drejtuesve të MGM dhe të Park Theater: Nëse është një diçka për të cilën mund të jeni të sigurt është që do jap zemrën time në skenë çdo natë. Faleminderit fansave të mi, që gjithmonë kanë besuar tek unë. Shihemi në Las Vegas’.
Këngëtarja e pop-it zgjat listën e yjeve që kanë zgjedhur të qëndrojnë në Nevada në kulmin e suksesit të tyre, pas Celine Dion, Jennifer Lopez dhe Britney Spears, ndërsa në të shkuarën ishin protagonistë emra të mëdhenj por në fund të karrierës.
Sigal