Presidenti Joe Biden i përgjigjet ftesës së Putin për debat publik: Jam i sigurt se…

306
Sigal

Presidenti i SHBA, Joe Biden, i është përgjigjur ftesës së Presidenti rus, Vladimir Putin për një debat publik online. Biden tha sot se do të flasë me Putin “në një moment”.

“Jam i sigurt se do të vijë momenti që do të flasim”, i tha Biden gazetarëve.

Komentet e tij erdhën pasi Rusia reagoi pas komenteve të ashpra të Biden, i cili nuk u përmbajt duke e quajtur Putin “vrasës” dhe “njeri të pashpirt”.

Kjo deklaratë rriti edhe më tej tensionet mes dy vendeve, ndërsa Putin u përgjigj vetëm duke thënë se i uronte “shëndet” Biden.