Johnny Depp dhe Camille Vasquez: Pse atmosfera e ‘flirtit’ mund të jetë e qëllimshme

118
Sigal

Avokatja Camille Vasquez dhe Johnny Depp kanë një marrëdhënie shumë miqësore me njëri-tjetrin, aq “të ngrohtë” sa janë përfolur edhe se mund të jenë në një raport romantik (pretendime të rreme). Sidoqoftë, një eksperte e gjuhës së trupit është e mendimit se kjo atmosferë që mban era flirt mund të jetë e qëllimshme.

Ata janë parë duke u përqafuar, duke i buzëqeshur njëri-tjetrit me dashamirësi, Johnny i ka lëvizur karrigen që ajo të ulej, janë parë shikime miqësore e kështu me radhë. “Duket flirtuese, por ky është ndoshta thelbi,” tha ekspertja Judi James për Daily Mail. “Sjellja e saj në gjykatë e kthen Johnny Depp në rolin e heroit romantik,” teorizoi më tej James.

“Nëse kjo grua e zgjuar dhe e bukur mendon se ai është i mirë, atëherë ndoshta [njerëzit mendojnë që në të vërtetë ai] është” duket të jetë qëllimi i ndërveprimeve të tyre, sipas saj.

Ajo mendon se veprimet e bëjnë aktorin të duket i butë dhe simpatik – një kontrast me personin e dhunshëm dhe të çrregullt që ish-gruaja, Amber Heard, ka përshkruar.

Johnny Depp dhe Camille Vasquez: Pse atmosfera e ‘flirtit’ mund

FOTO: REUTERS; BRENDAN SMIALOWSKI/POOL

Ndoshta James ka të drejtë dhe mund të jetë një stategjji e ekipit ligjor. Në të kundërt, Johnny mund të jetë vërtet ashtu dhe Camille e ka thjesht përzemër.