Suplementi Pena Shqiptare/ Maksim Çollaku: Imazhin tënd shoh nga larg

254
Sigal

Orët s’kanë më atë ritëm.

Koha mbetur si në vënd.

Të kam pritur, mallit, pritmë,

të ndjesh shpirtin që më dhemb!

Pa kuptuar shkruaj vargje.

Shkrimet gris e i bëj shuk.

S’di ç’kërkoj nga pas dritares,

dashurisë që shkoj u zhduk.

Përsëri, shkruaj e shkruaj

letrat ngrirë si aisberg.

Nuk e di,vuan, sa vuaj?

U gdhi dhe ti nuk vjen!

Nuk dal dot nga dhoma mbushur,

letrash shkruar veç një varg.

S’më ke humbur,s’të kam humbur:

dashuria mallit fal.

Orët shkojnë, nxitojnë e s’kthehen.

Koha fluturon e s’ndal.

Era grindet, gjethet verdhen.

Imazhin tënd shoh nga larg!

 

Humbje

Ra një lis…

Një bletë rohitur

pyllit….

mori arratinë.

Ra një urë…

e sapo ngritur

më, s’takohen…

dy të rinjtë.

Ra një yll…

e qielli nxihet.

Galaktikën…

heshtur lë.

Ra një lot…

e buza dridhet.

Shpirtin humbur…

s’e kthen më.