Itali/ Shkatërrohet banda e prostitucionit, shtatë persona në pranga

274
Sigal

Policia italiane ka zbuluar një grup prōstitucioni në Itali, të përbërë nga shqiptarë dhe italianë. Prōstitucioni ushtrohej në një klub nate në Brianza.

Karabinierët kanë nisur të hetojnë rastin, pasi morën një telefonatë, ku nga ana tjetër dëgjohej një zë femre, e cila pretendonte se ishte dhūnuar dhe shfrytëzohej seksualísht nga disa meshkuj.

Forcat policore italiane arritën të arrestojnë burra e gra italiane, në Varese, Milano, Varedo, Como, Lecco dhe Alessandria, raportojnë mediat fqinje.

Nga shtatë të arrestuarit, gjashtë u lanë në burg, kurse një është në “arrest shtëpie”. Gruaja e re ka thënë përpara policëve se ishte rrahur dhe shfrytëzuar seksualísht. Shumica e vajzave të trafikuara ishin nga vendet e Europës Lindore, ndërsa nuk mungonin edhe vajzat e reja italiane.

Hetimet që janë zhvilluar kanë zbuluar se shqiptarë dhe italianë bashkë punonin në këtë “biznes”, nga i cili fitonin shuma të mëdha parash.