‘Zgjedhorja’/ Pëfundon takimi i Bashës me ambasadorët e SHBA, BE dhe të Britanisë së Madhe

278
Sigal

Sapo ka mbaruar takimi i ambasadorës se SHBA, të  Bashkimit Europian dhe të  Britanisë së Madhe  në  selinë  e PD. Ata kanë  zhvilluar një takim me kryetarin e opozitës Lulzim Basha. Takimi vjen pasi palët politike nuk kanë  arritur konsensus për Reformën Zgjedhore.

Këshilli politik i Reformës Zgjedhore, me përfaqësues nga të gjitha palët politike, dështoi që të përfundonte brenda afatit, të cilin vetë e kishin caktuar, draftin konsensual të Reformës Zgjedhore.

Identifikimi biometrik, depolitizimi i administratës zgjedhore dhe Kolegji Zgjedhor ishin tri pikat e nxehta, ku palët nuk arrinin që të gjenin një formulë të mirëpranuar nga të gjithë.