Elbasan/ “BMW”-ja del nga rruga e përplaset me një taksi, shkatërrohen të dy mjetet, plagoset një prej drejtuesve

61

Një autoveturë tip “BMW’ që qarkullonte me shpejtësi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe për pasojë është përplasur më një autoveturë të shërbimit taksi që ishte e parkuar në afërsi të Parkut Rinia në qytetin e Elbasanit.

Si pasojë e përplasjes me automjetit taksi, “BMW” ka përfunduar brenda ambientit të Parkut Rinia. Përplasja ka qenë tepër forte dhe si pasoja të dyja automjetet kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Ndërkohë edhe drejtuesi i “BMW” ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Nga ana tjetër policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbulimin e shkaqeve që sollën këtë aksident i cili fatmirësisht nuk pati pasoja të rënda. Pak çaste para ndodhjes së këtij aksidenti aty ndodheshin të paktën dhjetë persona bënë me dije burime nga vendngjarja.