Itali, 66 numri i mjekëve që kanë humbur jetën nga Covid-19

411
Sigal

Tre mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19 ditën e sotme, bën me dije autoritetet italiane.

Tashmë ka shkuar në 66 numri i mjekëve që kanë vdekur që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit në Itali.

Të paktën 8,956 punonjës të kujdesit shëndetësor janë infektuar me Covid-19 dhe ka një rritje me 500 raste të reja vetëm gjatë 24 orëve të fundit.

Në Itali janë shënuar 11,591 viktima dhe 101,739 të infektuar deri tani.