Veliaj: “Duhet bashkëpunim nga të gjithë; sapo të mbarojë epidemia, vazhdojmë me rindërtimin e shtëpive”

465
Sigal

Pako me ushqime edhe në fshatrat më të largët, shpërndan ndihmat për familjet në Mushqeta

Fshati Mushqeta i Krrabës është një nga zonat më të largëta të Tiranës, por as banorëve të kësaj zone, në këto ditë të vështira si pasojë e COVID-19, nuk u kanë munguar ndihmat me pakot ushqimore. Tërmeti i 26 nëntorit ua prishi shtëpitë shumë prej familjeve të zonës, por teksa  Bashkia e Tiranës bëhet gati t’ua rindërtojë, pranë tyre kanë qenë gjatë gjithë kohës grupet e punës për t’i ndihmuar me ushqime dhe ilaçe.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në familjet e Shyqyri Velijës, Bihane Velijës, Luan Ajazit e Fatmir Deliut për t’u çuar ushqime, nga ku u bêri thirrje qytetarëve që në këto ditë të vështira të respektojnë udhëzimet për të qëndruar në banesë. Ai i siguroi se të gjitha institucionet janë në gatishmëri për t’iu gjendur pranë familjeve në nevojë, edhe në cepin më të largët të Tiranës.

“Duhet të qëndrojmë brenda këto kohë. Do kalojë, vetëm se duhet pak bashkëpunim. Edhe me administratorin mund ta telefononi, sa herë që keni nevojë për ushqime”, tha Veliaj, ndërsa u falenderua nga banorët për shërbimet që kanë pasur nga njësia administrative.

“Kanë qenë shumë kryetarë komune në Krrabë, si ky, në 4 vjet, nuk më ka ndenjur njeri”, tha një prej banoreve.

Kryebashkiaku garantoi banorët se menjëherë pas përfundimit të epidemisë, do të nisë, pa humbur kohë, puna për ndërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Ai bëri të ditur se dosjet e shtëpive janë gati dhe përparësi në strehimin në shtëpitë e reja do të kenë ato familje të cilat në këtë periudhë gjenden në çadra ose në kontenierë. “Shtëpia është dëmtuar edhe nga tërmeti, sapo të mbarojë kjo epidemi që të lëvizin punëtorët, do vazhdojmë”, theksoi  Veliaj.

Bashkia e Tiranës vijon çdo ditë me shpërndarjen e pakove ushqimore në të 27 njësitë administrative, ku një fokus të veçantë i është kushtuar familjeve në nevojë, të moshuarve, personave me nevoja speciale apo atyre që janë në