Në Kosovë njësoj si në Shqipëri u vendos kufizimi i lirive dhe të drejtave kushtetuese me vendim qeverie

277
Sigal

Gjykata kushtetuese shfuqizoi vendimin e qeverisë së republikës së kosovës

 Nga Avokat Erald Aga per Studio Ligjore @Aga & Goxhaj Law Firm

Në vijim të sqarimeve kushtetuese e ligjore që Studio Ligjore Aga & Goxhaj Law Firm (Avokati Erald Aga dhe Avokati Altin Goxhaj) ka kryer në lidhje me kufizimin e lirive dhe të drejtav kushtetuese të kryera nga ana e Kryeministrit Edi Rama, jo sipas kushtetutës dhe ligjit si edhe ende pa u shpallur më përpara masa e jashtëzakonshme e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kërkojmë t’ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës për rast krejtësisht paralel si i joni ka vendosur se: shfuqizimin e vendimit të qeverisë së republikës kosovës në lidhje me kufizimin e lirive dhe të drejtave sepse bie ndesh me kushtetutën. Citojmë: “…Gjykata theksoi faktin që Vendimi i kontestuar i Qeverisë, i referohet zbatimit të dy ligjeve të lartcekura, të cilat e autorizojnë Ministrinë e Shëndetësisë që të ndërmarrë masa të caktuara në ato ligje me qëllim të parandalimit dhe luftimit të sëmundjeve ngjitëse. Megjithatë, Gjykata konstatoi se ligjet e lartcekura, nuk e autorizojnë Qeverinë që të kufizojë të drejtat dhe liritë kushtetuese të përcaktuara me nenet 35, 36 dhe 43 të Kushtetutës në nivel të të gjithë Republikës së Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa përjashtim…” “…Gjykata po ashtu sqaroi se termi “kufizim” i përdorur në nenin 55 të Kushtetutës nënkupton faktin që Kuvendi ka të drejtë të kufizojë të drejta dhe liri themelore, përmes ligjit, por vetëm për aq sa dhe deri në atë masë sa është e domosdoshme që, në një shoqëri të hapur dhe demokratike, të përmbushet qëllimi për të cilin lejohet kufizimi. Thënë ndryshe, “kufizimi” nënkupton një shkallë më të lehtë të ndërhyrjes dhe kjo mund të bëhet edhe pa shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme; ndërkaq “shmangia” nënkupton një shkallë më të rëndë të ndërhyrjes ngase nuk mund të bëhet kurrsesi pa u shpallur Gjendja e Jashtëzakonshme..” Sa më sipër, duke qenë se vetë KYREMINISTRI nuk ka ndërmend të zbatojë Kushtetutën dhe ligjin, i bëjme thirrje presidentit rsh, 1/5 deputetëve të parlamentit dhe avokatit të popullit që të kundërshtojë menjëherë në gjykatë kushtetuese të gjithë vendimet e qeverisë për kufizimin e lirive dhe të drejtave e qytetarëve për shkak se janë kryer jo sipas kushtetuës dhe ligjit. Edhe pse Gjykata Kushtetuese për momentin është jo-funksionale ajo shumë shpejt do të fillojë nga funksionimi e rrjedhimsht do të trajtojë këtë kërkesë dhe do të zhbëjë gjithë vendimet e qeverisë e ku qytetarëve do t’i lind e drejta të ri-fitojnë liritë dhe të drejtat e kufizuara jo sipas kushtetutës.