Gruevski dënohet sërish me gjashtë vite burg, sekuestrohet selia e VRMO-DPMNE

108
Sigal

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar me gjashtë vjet burg, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm Kiril Bozhinovski është dënuar me dy vjet me kusht për rastin “Talir 2”.

Gjykata vendosi të konfiskojë selisë e partisë së VMRO-së, i njohur si “Pallati i Bardhë”, si dhe njëzet objekte në pronësi të partisë.

Të akuzuarit akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, duke i mundësuar personit juridik SHN “Beton” SHA Shkup të ndërtojë selinë e partisë politike VMRO-DPMNE.

Ngjarja ka ndodhur në kohën kur kompania kishte lidhur kontrata për prokurim publik me organet shtetërore dhe institucionet publike apo kompanitë.