Gjendet e vdekur një 54 vjeçare në shtëpinë e saj

211
Sigal

Një grua 54 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Prishtinë.

Rasti është bërë i ditur nga policia.

Siç njoftohet, sot rreth orës 12:00 policia ka marrë informata se në rrugën “Hasan Prishtina” në Prishtinë një person që jeton e vetme ka kohë që nuk është vërejtur të dalë nga shtëpia.

Pas kësaj, policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe nga informacionet e marra nga dëshmitarët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se viktima një femër 54 vjeç është pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci, ka thënë se në vendin e ngjarjes janë ftuar  njësitë ekzaminuese të policisë, prokurori i shteti, mjekësia ligjore si dhe ekipet e mjekësisë emergjente të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, përderisa për  rastin  policia ka filluar një hetim për vdekje në rrethana të dyshimta”, tha Borovci në fund.