Zbulimi / Kisha e nëndheshme në Elbasan, një atraksion turistik i mundshëm

387
Sigal

Nga dhomat e shtëpisë zbret në një kishë katakomb, deri më tani unike në Shqipëri. Është vetëm disa metra katrorë dhe mbart vlera historike, fetare dhe kulturore.

Ndodhet brenda lagjes Kala në Elbasan nën themelet e banesës ku është rritur edhe prifti 20-vjeçar Nikolla Xhufka i cili vendosi ta zbulojë për të gjithë.

Prifti Nikolla Xhufka: Ndihemi familjarisht të bekuar nga Zoti që kemi mundësi që t’i drejtojmë lutjet tona Zotit në këtë kishë.

Kisha me emrin e Shën Kozmait sipas tij ka funksionuar në shekuj për besimtarët edhe në kohë luftërash, pushtimesh e diktaturash.

Prifti Nikolla Xhufka: Vlerat historike që kjo Kishë ka, e para është lipsani i Shën Jovan Vladimirit  që është një vlerë shpirtërore e jashtëzakonshme. Një vlerë tjetër e shtuar është që kjo kishë është ndërtuar sipër murit të kalasë gjë që nuk besoj se e ka hasur ndokush.

Gjithçka ka mbetur ashtu siç ka qenë ndër breza thotë prifti që është gati ta hapë edhe për turistët kishën e vogël nën dhe.

Prifti Nikolla Xhufka: Patjetër që do ishte mirë që kjo kishë të ishte atraktive për turistët, të vinin ta shikonin