Franca, rihetim për aksidentin e Germanwings

431
Franca ka vendosur të nisë një investigim të ri për aksidentin ajror të Germanwing në Alpet Franceze.
Lajmi është njoftuar në një konferencë për shtyp nga prokurori francez, i cili tha se objekt i hetimeve të reja do të jenë mjekët që kuronin pilotin e dytë që kreu vrasjen, Andrea Lubicz dhe kompaninë aleate të Germanwings Luftansa.
Prokurori Brice Robin tha se të gjitha hetimet janë pothuajse të përfunduara.
Avioni nuk ka pasur asnjë problem apo difekt kur është ngritur nga Spanja, por hetimet e kryera nga gjermanët treguan se Lubicz ishte vizituar dhe trajtuar nga 41 mjekë në pesë vitet e fundit.
Dhe vetëm para incidentit, ai kishte kryer kontrolle mjekësore shtatë herë në muaj. Të gjitha vizitat treguan se ai kishte probleme me sytë , gjë e cila e ka çuar në pagjumësi dhe depresion.
“Nuk jam lejuar të hetoj aksidentin në këndvështrimin e vrasjes sepse krimineli kishte vdekur. Shqyrtimi gjyqësor do të vazhdojë. Kryetari i i Gjykatës Penale të Marsejës së shpejti do të emërojë tre gjyqtarë nga dega e hetimve të aksidenteve publike për të filluar një ose më shumë hetime në lidhje me vrasjen masive , tha Brice Robin, Prokuror i Marsejës.
Robin shtoi gjithashtu se nga të gjitha hetimet e deritanishme nuk kanë gjetur asnjë provë që kompanitë Germanwings dhe Luftansa të kishin dijeni mbi problemet shëndetësore të Lubist, pasi vetë mjekët në deklaratën e tyre thanë se piloti nuk donte të tregonte mbi problemet e tij.
Këto ditë shumica e eshtrave të identifikuara të aksidentit do t’iu kthehen familjeve, ndërsa ato që nuk u arrit të identifikohen do të varrosen në Francë
Sigal