Rama: Krijimi i njësive ekonomike zhvillimi thelbi i reformës territoriale

427
Kryeministri Edi Rama tha sot se thelbi i reformës administrative është krijimi i njësive të reja ekonomike zhvillimi dhe një qasje e re e territorit. Duke marrë fjalën në konferencën ku po diskutohen çështje te zbatimit te reformës së re te territorit, Rama theksoi se me ndarjen e re kemi krijuar jo vetëm 61 bashki më të mëdha se ato që kishim, por dhe 61 njësi ekonomike zhvillimi. Ai shprehu bindjen që ajo është konstruktive, ndërsa shtoi se me anë të kësaj reforme është hedhur baza për të bërë decentralizimin.
“Kjo reformë pa Bashkim Finon nuk do të ishte e mundur, ka bërë të mundur që një reformë që diskutohej prej 20 vitesh të kalonte në një formë shumë konstruktive pavarësisht përmbajtjes. Krijimi i 61 njësive të reja të zhvillimit është kjo një qasje e re ndaj territorit. Territori është trupi i një shteti, banesa e një shoqërie, hapsira që kemi në dispozicion për të krijuar. Jemi një turp i gjallë në sytë e të gjithë atyre që na rrethojnë, kemi një vend të pasur me burime ujore dhe kemi problem ujin e pijshëm dhe vaditjtet ashtu si për fatin se po na erdhi ujë nga qielli ne përmbytemi. Ajo që është bërë me ujësjellësat mund ta quaj kriminlale, është bërë barbari me ujësjellësat që janë të degraduar. Konsolidimi I njësive ekonomike dhe kalimi në një fazë të re do sjellë edhe shumë contribute. Kemi planifikuar në mënyrën më të gabuar, të vjetër dhe të lënë pas kohe duke krijuar një realitet virtual planesh dhe një realitet real ku gjërat kanë vazhduar pavarësisht planeve. Shteti i vetëm ku rrugët kombëtare janë si korridore magazinash..i ka zhvlerësuar komplet bëhen të pacertifikueshme nga standardet europiane..20 metra nga rruga kombëtare nuk mund të ndërtohet ligji e thotë, por për këtë nuk është ndëshkuar asnjë njeri. Na duhet një qasje e re në planifikim”, u shpreh Rama.
Çuçi: Gati metodologjia që do ndjekin kryetarët e rinj të bashkive
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, prezantoi sot reformën administrativo-territoriale, e cila do të zbatohet fill pas zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Gjatë fjalës së tij në konferencën për zbatimin e kësaj reforme, Çuçi deklaroi se do të ndiqet një metodologji e veçantë që do të ndjekin kryetarët e rinj të bashkive, e cila do jetë efektive. “Falenderoj të gjitha agjencitë qeveritare të përfshira në këtë proces. Faleminderit qeverisë italiane, amerikane dhe asaj suedeze. Kemi gati metodologjinë e detajuar që duhet të ndjekin kryetarët e rinj të bashkive. Kemi kontraktuar një nga 4 firmat më të mëdha në botë, që merret me këto konsolidime, e cila pasi bëri vlerësimet në dy bashkive, Urë-Vajgurore dhe Pogradec. Kemi vënë piketat për thellimin e decentralizimit. Do e shtrojmë në shërbime dhe në financave. Të gjitha rrugët rurale do jenë rrugë bashkiake, që do centralizohen. Nuk ka vend për panik, pasi çdo gjë është në kontroll. Aktorët që janë përfshirë në këtë gjë janë të shumtë. Por aktori më i rëndësishëm që është përshirë në këtë proces është ministri i Financave.”, tha Çuçi.
Cani: Shpenzimet në administratë do ulen me 40 për qind
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaroi se kjo është reforma më e rëndësishme, e cila mbart edhe vështirësi. Cani theksoi se do të kursehen rreth 6 miliardë lekë, para që do ti kthehen në investime pushtetit lokal. “Ky shqetësim vjen pas pak ditësh. Ne e kemi hedhur vështrimin përtej kësaj. Kjo është një reformë e thellë, e vështirësi. Ka pasur brenda shumë element që duhet të ishin zgjidhur. Ne duhet të zgjidhnim diçka optimale. Kjo është reforma më e rëndësishme për pushtin lokal, dhe është arritje e madhe për qeverinë. Bëhet fjalë për 6 miliardë lekë të kursyera, ose rreth 50 milionë dollarë. Përdora fjalën kursim, pasi këto para do ti kthehen pushtetit lokal në investime. Mendohet se shpenzimet në administratë do ulen deri në 40 për qind. projekte, vizione të kandidatëve, janë pjesë e buxhetit. Ky është një buxhet jashtë traditës të themi. Rreth 30 për qind më pak shpenzime gjatë kësaj fushate elektorale. Ato deklarata që ka pasur opozita se mos po bëhet fushatë e madhe, ndaj nuk është ashtu. Renta minerare është 7 herë më e lartë dhe buxheti vendor është 80 për qind më lartë nga ai aktuali.”, tha Cani.
Sigal