Franca, Greqia dhe Spanja po hapin shkollat, ja si do të zhvillohet mësimi

411
Sigal

“Ne duhet t’i kthejmë fëmijët gradualisht” në shkolla, megjithëse në grupe më të vogla se normalja”, kështu u shpreh Presidenti Francez Emmanuel Macron gjatë një interviste live në një klasë në një shkollë në Poissy, në departamentin e Yvelines, pranë Parisit.

“Ne gradualisht do të rihapim shkollat ​​javën e ardhshme,” tha Macron, duke iu referuar fillimit të fazës 2 të planifikuar për 11 maj.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë një deklarate për mediat bëri të ditur popullit grek se rihapja e vendit do të fillojë në muajin maj me një plan të lehtësimit të masave.

Ai filloi fjalimin e tij duke thënë se Greqia është një shembull për të gjithë botën pasi falë disiplinës dhe përgjegjësisë së qytetarëve masat dhanë rezultate pozitive dhe tashmë është marrë vendimi për lehtësimin e tyre.

Qeveria spanjolle po punon me autoritetet lokale mbi një plan për të kufizuar deri në 15 numrin e nxënësve në klasa.

Në disa shkolla deri tani numri i nxënësve në klasa ka qenë 28 në shkollat fillore dhe deri në 40 në shkollat e mesme.

Ministria e Arsimit dhe menaxherët rajonalë e shohin të pamundur të krijojnë grupe me 15 nxënës për më tepër edhe për arsye buxhetore pasi do të duhet të dyfishihet numri i stafit dhe siguruar hapësirat e nevojshme shkollore.

Kështu që skenari që po shfaqet si më i mundshmi është ai i një sistemi arsimor i përzier në të cilin studentët do të duhet të shkojnë në shkollë me turne, në mëngjes dhe pasdite, ose në ditë apo javë alternative, dhe një pjesë tjetër të marrin mësim on line nga shtëpia.

“Ne nuk mund të rrezikojmë shëndetin e fëmijëve pasi në klasa për momentin nuk mund të ruhet distanca fizike minimale”, – tha Ministrja e Arsimit, Isabel Celaá.