“Na kanë gënjyer e mashtruar…”, ja kujt ia drejton postimin e parë për 2018-n Donald Trump

623
Në postimin e parë të bërë për vitin 2018, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i dha një shuplakë të fortë Pakistanit duke shkruar se ky vend nuk ka bërë gjë tjetër veçse gënjyer e mashtruar SHBA-në.
“SHBA në mënyrë naïve i ka dhënë Pakistanin më shumë se 33 miliardë dollarë ndihma në 15 vitet e fundit, dhe në këmbim ata nuk na kanë bërë gjë tjetër veçse gënjyer e mashtruar, duke i bërë liderët tanë për budallenj,” shkroi Trump të hënën në mëngjes. “Ata janë bërë një strehë e fortë e terroristëve që ne luftojmë në Afganistan, por kjo nuk do të vazhdojë më,” vijoi ai.
New York Times raportoi javën e kaluar se SHBA mund të tërheqë 225 mln dollarë nga ndihmat për Pakistanin pas zhgënjimit të Trump mbi trajtimin e terroristëve në vend.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u takuan për të vendosur nëse do të anulojnë ndihmën financiare apo jo. Komandanti i koalicionit të udhëhequr nga NATO në Afganistan, gjenerali i ushtrisë amerikane, John Nicholson, tha në nëntor se Pakistani nuk kishte ndryshuar sjelljen që kur Trump njoftoi për politikën e ti të re për Afganistanin dhe rajonin më gjerë.
Sigal