Radioksonistët e parë të RTSH që transmetuan futbollin nëpër rrethe

1006
Sigal

Nga: Ahmet Shqarri

-Kujtime-

-Nuk harrohen Ismet Bellova, Aleko Gjergo, Veli Rada, Ymer Kurti, Fatmir Mneri, Robert Papa, Ilir Meta

– Ustallarët e kësaj pune  si Ismet Bellova, Aleko Gjergo dhe Veli Rada  ishin ata që shkonin  më shpesh nëpër rrethe

– Frenk Sinatra, kur doli televizioni, pati thënë se:“Tetelevizioni një shpikje e bukur. Kur mbyll sytë më ngjan si radio!..

“Gjeografia” e transmetimeve ishte shumë e gjerë, ajo shtrihej jo vetëm nëpër pallatet e sportit, kudo që ishin por edhe nëpër terrene të ndryshme në shumë qytete të Shqipërisë, sidomos kur zhvilloheshin  garat çiklistike të cilat i kam ndjekur që në fillim  të viteve ’70-të së bashku me të mirënjohurin, operator i televizionit shqiptar, Astrit Omeri. Me këtë rast dua të nënvizoj faktin se ishin pikërisht këto transmetime  sportive në fillim të viteve ’70 që çelën rrugën e transmetimeve  të tjera të drejtpërdrejta nga Radio-Tirana duke nisur me koncerte e festival si dhe veprimtari të fushave  të ndryshme të jetës kulturore, artistike dhe më vonë dhe  të asaj politike, sepse çensura për këto ishte më e plotë  dhe gabimi nuk falej aq lehtë!. Gjithashtu edhe intervista me shortisë të ndryshëm  në fillim të regjistruara dhe vite më vonë të dhëna  drejtëpërsëdrejti, u bënë nismëtare për kolegët e tjerë  të Radio-Tiranës, që do të thoja, “morën guxim nga sporti” për ti future dhe ata intervistat  e drejtpërdrejta nëpër emisionet  e tyre, ku më vonë ato me telefon u bënë një modë  e preferuar, që sot  ka marrë përmasa mjaft të mëdha nga të gjithë radiot e TV-te… Me kalimin e viteve radiokronistët sportivë do të shtoheshin  dhe çdo ekip qyteti do të kishte , sit ë thuash, kronikanin e tij. Ndryshe nga fillimet e emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, kur së bashku me teknikët niseshin  për në qytetet ku do të zhvilloheshin  ndeshjet e javës edhe radiokronistë nga Tirana, si: Ismet Bellova, Aleko Gjergo, Veli Rada, Ymer Kurti, Fatmir Mneri, Robert Papa, Ilir Meta… Më vonë qytetet do të transmetonin  me përfaqësuesit e tyre .Nëpër rrethe shumë  shpejt u bënë të njohur shumë  radiokronistë si: Ymer Striniqi e Pjerin Pogu në Shkodër, Frederik Fico e Pirro Qiqi në Gjirokastër, Fejzulla Dollia në Kavajë, Sefedin Allkja në Elbasan, Llukan Çuko në Lushnje, Zef Shtjefni në Lezhë që më vonë do të ndihmohej nga  Andon Vane, Vlora  që pas dy tre eksperimentesh  me vendas do të kishte pastaj  Moisi Dalipin si protagonist të saj, Korça me Vladimir Ngjelën, Durrësi me Bujar Qesen, Berati me Agron Kajën, Fieri me  Mikel Mbriçajn e Arbër Emirin, e deri tek Fatmir Thaçi në Krujë. Ishin shumë  bashkëpunëtorë  të Radio Tiranës që provonin për herë të parë mikrofonin në transmetim direkt. Më vonë koha do të bënte që disa prej tyre të mos i rezistonin kësaj pune të vështirë. Mbaj mend se si Vlash Pambuku  në Berat, tepër i pasionuar  dhe i  shquar në gazetarinë  sportive të viteve 70-të, pas transmetimit në emisionin e parë  “Nga njëra ndeshje në tjetrën” kërkoi më shumë  mirësjellje dhe sinqeritet që të mos e aktivizoja  më në rolin e radiokronistit, që sipas tij, donte kualitete të tjera.

Detyrimi

Kështu, fillimi më detyronte  që disa nga radiokronistët  fillestarë të rretheve  t’i zëvendësoja  me “ata të Tiranës”, që ta themi troç shiheshin  vëngër nga kolegët kur shkonin  në kabinat e transmetimit, sepse u dukej sikur ua ulte “autoritetin” atje në qytetin e tyre, pranë  sportdashësve, të cilët tek radiokronistët  shihnin zëdhënësin  e skuadrës së zemrës…Sidoqoftë ustallarët e kësaj pune  si Ismet Bellova, Aleko Gjergo dhe Veli Rada  ishin ata që shkonin  më shpesh nëpër rrethe, për të  dhënë përvojën e tyre të pasur.

Për këto raste bëhej një grafik, se cili do të transmetonte  e cili në kryeqytet. E kujtoj me njëfarë nostalgjie kur sjell ndërmend ato viute se si për të  shkuar në një qytet për të transmetuar, sidomos kur kishte ndonjë ndeshje të rëndësishme , radiokronistët bënin garë  kush të zinte radhën  i pari. Madje që më përpara më propozonin  edhe  ndeshja që ata  preferonin  për  të transmetuar!. Ishte koha kur disa prej radiokronistëve  po hidhnin hapat e parë  dhe kërkonin  që të afirmoheshin  në rrugën e bukur , por në të njëjtin kohë shumë të vështirë  të gazetarisë sportive të folur, që më vonë shumicës së tyre  do ti hapte rrugën  edhe  në  gazetarinë e shkruar!…

Aleko Gjergo, me profesion farmacist, do të mbahet mend, pas Bellovës si një nga radiokronistët me zërin më të bukur plot elokuencë dhe tepër i figurshëm e mjaft profesional në atë çka përcillte nëpërmjet mikrofonirt të Radio Tiranës, ky që me siguri do ti shkonte  ende shumë mirë  nëse nuk do të  largohej  për t’iu future rrugës së politikës!? Apo Frederik Fico, që për prermisat e mira të shfaqura  që në fillim e patën marrë  nga Gjirokastra për të drejtuar disa rubrika  sportive në vitet ’80 në TVSH, por ndoshta profesioni i mjekut  apo diçka tjetër, qe bërë pengesë për të atëherë. Sidoqoftë ai vazhdoi si radiokronist, rol të cilin vazhdon që ta luaj me sukses gjithnjë nëpërmjet emisionit  “Nga njëra ndeshje në tjetrën”. Dhe ky jubile i emisionit  të 500-të më sjell ndërmend emra  të tjerë radiokronistësh , që nëpër vite kanë thënë  secili në mënyrën e vet, atë që duhet  gjatë transmetimeve  të shumta. Natyrisht, “Shkolla e Tiranës” është dalluar më shumë. Duke qëndruar pranë Ismet Bellovës, si i vetmi i brezit që kishte njohur  e punuar me mjeshtrin Anton Mazreku dhe që vazhdonte  të mos i ndahej mikrofonit sportiv, ndryshe nga ndonjë tjetër që kërkonte të hallakatej ku të mundte, të shumtë qenë ata të cilët përfituan nga stili i tij duke shfaqur më vonë edhe  origjinalitetin e tyre. Kështu Veli Rada me të dhëna aktoreske ç’ka më vonë e bëri profesion të vetin, nëpërmjet studimeve që kreu në Akademinë e Arteve vazhdoi të ishte përmbi 20 vjet rresht një nga figurat  qendrore të transmetimit të ndeshjeve në Radio Tirana, duke qenë ndërkohë mjeshtër në njohjen  plot siguri të situatave  të papritura  që të ofron loja e futbollit. Ndoshta kjo ngaqë edhe kishte luajtuar  futboll me sukses, duke qenë edhe  kapiten i të  rinjëve  të “Partizanit” në fund të viteve ’50-të.

Secili radiokroinist, në stilin e tij, nisi të bëhet i njohur  pikërisht nëpërmjet atyre  “fragmenteve” që kishte mundësi të  transmetonte në emisionin “Nga njëra ndeshje në tjetrën”.I brezit të Radiokronistëve që përpiqet të krijonte stilin e tij , ishte edhe Robert Papa. Për të ardhur deri tek transmetimi  sportive atij iu desh të vendoste  për të  studiuar, jashtë dëshirës së tij, Institutin e Lartë Bujqësor, sepse ndërkohë nuk i kishte dalë e drejta  për të  vazhduar Institutin e Arteve, të cilin e pëlqente. Kështu Robert Papa pas shumë kohësh në transmetimin nisi të njihej  për ritmin e tij të shpejtë  në ndekjen e aksioneve  të lojës. Për të vazhduar me të tjerë  si Ymer Kurti përvoja e të cilit i jepte shpesh  siguri dhe lirshmërinë që i duhej. Ndërkohë dhjetëra të tjerë do të provonin më vonë  startin e tyre drejtë mikrofonit  sportive në emisionin  “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, që përbënte një sfidë të re  për ata në rrugën e gazetarisë, por pa arritur që të krijonin  siç duhet portretin  e tyre në këtë  fushë. Dikush për devijim të kursit në jetë siç ndodhi me Ilir Metën, i cili pasi u bë deputet dhe funksionar i Lartë i Partisë Socialiste, arriti deri në majën më të lartë  të hierarkisë politike, në rangun e Kryeministrit të Shqipërisë, sportin e ushtruar gjatë studimeve në Universitetin e Tiranës Ilir Meta kërkoi që ta plotësojë  edhe me  profesion e bukur  të radiokronistit sportive, që pas shumë sprovash dukej se po e fitonte duke transmetuar jo vetëm në rrethe, por edhe në stadiumet e Tiranës, krahas mjeshtrave tashmë  të njohur të transmetimeve  tona.

Dhe historia vazhdon me me personazhe të tjerë, me ata që përvojën e tyre u përpoqën ta pasurojnë, për të thënë diçka të tyren,origjinale, por mbi të gjitha të  saktë e të paanshme, ç’ka është në fakt në themel të punës që bëhet për organizimin dhe realizimin e çdo  emisioni. I tillë është  Ymer Striniqi të cilin mund ta quajmë  “dekan” për atë  grup radiokronistësh që ka nxjerrë  Shkodra dhe që me përvojën e tij  mbetet nga ata që kanë bërë historinë e këtij emisioni. I këtij plani është edhe Sefedin Allkja, që pas përvojës si gjyqtar i njohur  futbolli me reputacionin e fituar si radiokronist sportive, arriti të bëhet nga personat  publikë më popullorë, jo vetëm në Elbasan. Për të vazhduar me Moisi Daliupin interesant, apo me Rrok Preçin që me transmetimet e tij nga Laçi  përbënte “kripën” e emisioneve, me Fatmir Eficën e Bujar Qesen, që tani botojnë edhe libra e gazeta: Zef Shtjefni e Fatmir Thaçi plot kulturë dhe kompetentë  e deri tek Mikel Mbriçaj dhe Arbër Emiri pasionantë, Pal Toma e Sefer Kika, Piro Qiqi i “Shkollës gjirokastrite” të transmetimeve, nën shembullin e F.Ficos, Agronn Kaja i qetë dhe i saktë, Vladimir Ngjela gjithashtu nga veteranët e këtij emisioni, duke vazhduar me më të vonshëm si Astrit Hodaj e Pëllumb Starova, e të tjerë që të na falin se edhe nuk i kujtoj as emrat të cilat kanë arritur që të inaugurojnë  emisionin  tonë.. Sidoqoftë të gjitha këta, se kush i veçantë në mënyrën e tij  të transmetimit, kanë dhënë kontribut të madh për emisionin “nga njëra ndeshje në tjetrën”, për të cilën shumica ende sakrifikojnë me tërë kuptimin e fjalës. Në një klimë të tillë, ku puna e ndershme dhe mirësia  duhet të jenë më prezente, Radio-Tirana nëpërmjet emisionit  “Nga njëra ndeshje ne tjetrën, pa dyshim më i dëgjuari  deri më sot ndër mediat tona elektronike, njëkohësisht dhe më i kërkuari  nga të gjithë për vetë informacionin  e freskët dhe të bollshëm dhe mënyrën interesante  të transmetimit , arrin që nëpërmjet radiokronistëve  të tij besnikë dhe pasionantë për punën që bëjnë, të dalë veç të tjerave edhe mbi perversitett, spekulimet dhe sharlatanizmat, që shpeshherë shihen në sipërfaqe të jetës sonë të  përditshme, nëpërmjet gazetave të ndryshme dhe njerëzve mediokër e pa asnjë etikë.. Rregullisht njëherë në javë, por ndodh edhe dy gerë në javë, nëpër të ashtuquajturat  kabina tona të transmetimit, sepse në fakt nuk i plotësojnë kushtet normale për tu quajtur  të tilla, radiokrionistët e emisionit.

‘Nga njëra ndeshje në tjetrën” kanë mbi vete shqetësimin  dhe përgjegjësinë morale të asaj çka do të  transmetojnë për dëgjuesit që gati preh 20 vjetësh  janë mësuar me ritin e të ndjekurit të kronikave  të aktiviteteve  tona futbollistike. Këta radiokronistë  besnikë, po i quaj kështu për atë  përkushtim të madh që kanë treguar, madje edhe në ato kohë  të vështira kur të luajturit futboll në Shqipëri  quhej një absurditet, kur kampionati ynë luhej  nëpër fusha asnjanëse, pa spektatorë dhe kur në stadium kërciste edhe  kallashnikovi. Pra kur futbollit dhe çdo sport u ishte  zverdhur të gjithëve, pikërisht në këto kushte kur edhe  gazetat  ishin  “fshehur” duke mos u botuar megjithatë këta radiokronistë , besnikë të  emisionit  me fanatizmin e tyre  profesional ishin gjithnjë  të gatshëm duke transmetuar çdo javë që luhej futboll. Pranë aparaturave të  improvizuara  për transmetim, dhe shpesh në mungesë të tyre, pranë telefonave ku nëpërmjet  një odiseje komunikimi  që shumëkush nuk mund ta kuptojë  së bashku me teknikët e telekomit  nëpër rrethet përkatëse, radiokronistët e emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën” me transmetimin e tyre gjithsesi kanë bërë të  mundur  që ti japin frymë futbollit  tonë që ishte pushtuar  nga agonia dhe problem  të tjera, u reduktua vetëm në një javë ndeshjesh, duke kontribuar gjithashtu  në mbijetesën e tij. Për këta radiokronistë  jeta vazhdonte. Edhe pse shumëkush kur dëgjonte  transmetimet e ndeshjeve në radio, qëllonte të thoshte :”Pse ende luhet futboll në Shqipëri!”. Në vitin 1997, kur UEFA me FIFA-n, i përjashtuan klubet tona nga garat evropiane duke i  dhënë ndërkohë Kombëtares sonë “statusin e emigrantit”, pasi e privoi atë që të luante  në fushën e saj. Pra në të gjithë këto raste  emisioni “Nga njëra ndeshje në tjetrën” i ka shërbyer futbollit shqiptar, ekzistencës së tij nëpërmjet transmetimeve  që nuk janë ndërprerë për asnjë javë duke pasur si protagonist  pikërisht këta radiokronistë. Për tu mos u zgjuar me vështirësi  të tjera  të organizimit ku sigurimi i linjave  telefonike rrallëherë ka qenë i plotë. E megjithatë  emisioni vazhdon duke mos u zbehur ndërkohë asnjëherë interesimi  i mijëra e mijëra dëgjuesve tek të cilët arrijnë valët e Radio-Tiranës. Dhe jo pa modesti dua të them këtu se vetëm në sajë  të pasionit për mikrofonin e Radios me të cilin tashmë më lidhin dekada. Ky emision ka pasur një tjetër mundësi  për të mbijetuar. Radioja, për të cilin këngëtari i famshëm Frenk Sinatra, në kohën kur në skenën  e mediave doli televizioni, pati thënë se, . “ televizioni një shpikje e bukur. Kur mbyll sytë më ngjan si radio!…”, Tashmë është bërë një pjesë e pandarë e jetës sime. I nisur si një shkrim ku pretendimet nuk ishin për të bërë  historinë e plotë të 500 transmetimeve të emisionit “Nga njëra ndeshje në tjetrën”, megjithatë, pa dashje, kam piketuar me këto që përmenda e botuar këtu gjithshka që lidhet me historinë e transmetimit të ndeshjeve të ekipeve tona nëpër vite, përfshi këtu ato ndërkombëtare, edhe nëpër botë.