E rëndë situata në Itali: 4,824 mjekë të infektuar me koronavirus, dyfishi i shifrave në Kinë

275
Sigal

Në Itali, vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, janë infektuar jetë më shumë mjekë se në Kinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Lartë i Shëndetësisë në Itali janë infektuar 4,824 persona që i përkasin stafeve mjekësore. Ky është numri i përgjithshëm i mjekëve dhe infermierëve që janë infektuar që në fillim të epidemisë së koronavirusit.

Kështu, rezulton se 9 për qind e të infektuarve nga Covid-19 në Itali janë personel mjekësor. Kjo shifër është më shumë se dy herë më e lartë se ajo e Kinës ku përqindja është 3.8.

Italia vazhdon të mbetet vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi ndërsa në rënditje botërore mban vendin e dytë pas Kinës. Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë shqetësuese edhe në vende të tjera si SHBA, Spanjë dhe Gjermani.

Numri i të infektuarve po rritet në mënyrë shqetësuese edhe në vende të tjera si SHBA, Spanjë dhe Gjermani.

Ndërkohë, së fundmi u raportua edhe vdekja e një tjetër mjeku të infektuar me Covid-19 në Itali. Mjeku ka ndërruar jetë në Parma dhe është tashmë viktima e dhjetë mes stafeve mjekësore.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Manfredo Squeri, një mjek që kishte dalë në pension.