Shqiptarët të pabindur/ Në Tiranë dalin për të blerë ushqime, por thyejnë masat për koronavirusin, qëndrojnë ngjitur njëri-tjetrit dhe bëjnë muhabet

410
Sigal

Shqiptarët vijojnë të jenë të pabindur, pasi nuk zbatojnë masat e marra nga shteti për COVID-19.

Edhe pse u bënë shumë ditë që mjekët dhe kryeministri Edi Rama bëjnë thirrje që qytetarët duhet të vetëizolohen nga banesat e tyre, qytetarët shfaqen në rrugë dhe tregje ngjitur me njëri-tjetrin.

Madje bëjnë edhe muhabet, teksa qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme njerëzit shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, pa asnjë masë mbrojtëse në tregun agro-ushqimor në kryeqytet, i cili ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës.

Por edhe në tregje të tjera të qytetit qytetarët shkelin çdo masë të vendosur nga qeveria.

Foto nga kryeqyteti:

Save

Share