Mjeku Pipero sqaron rastin e 61-vjecarit: Bëri vdekje klinike, e rikthyem në jetë por vijon të jetë rëndë

42

Mjeku Pëllumb Pipero ka sqaruar publikisht atë që ndodhi me 61-vjecarin e deklaruar të vdekur fillimisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, 61-vjecari nga Tirana ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët nuk u dorëzuan duke e kthyer në jetë.

Pavarësisht kësaj, mjeku tha se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

“Situata është dinamike, sa i përket rasteve të reja, ndjekjes së pacientëve të prekur, kemi më shumë se 40 të shtruar me problematika të ndryshme. Njëri nga rastet ka bërë vdekje klinike që zgjati gjatë, por mjekët reanimatorë e kthyen në jetë, vijon të jetë rëndë. Në këtë lloj situate të rasteve të shtuara këmbëngul t’ju them qytetarëve të jenë të duruar, të qendrojnë në shtëpi”,- tha shkurt ai.