Prokurorë të Krimeve të Rënda në Lazarat, evidentohen 10 vatra zjarri

579
Një ditë pasi një efektiv policie mbeti i vrarë në Lazarat dhe dy të tjerë u plagosën, vijon mësymja e uniformave blu në fshat për kapjen e grupit të zjarrit. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe grupi hetimor të cilët kryen veprimet e duhura dhe sekuestruan thikën si provë materiale. Grupi hetimor i kryesuar nga kryeprokurori i Krimeve të Rënda A. Xholi ka evidentuar deri tani 10 vatra zjarri dhe 100 gëzhoja. 
Grupi hetimor ka kqyrur vendin nga ku u goditën dje forcat e policisë. Në atë vatër zjarri janë gjetur 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi. Grupi hetimor ka sekuestruar edhe një granatë e një thikë. Lazarati vazhdon të jetë i rrethuar nga forcat policore ndërkohë që gjatë natës nuk ka pasur të shtëna me armë. Policia ndodhet në brendësi të fshatit dhe po kontrollon banesat. Efektivët e policisë lëvizin me makina të blinduara. Deri tani raportohet se janë ndaluar 13 persona. Policia ka kontrolluar edhe banesën e vëllezërve Arbion dhe Alban Aliko. 
Ekzaminimet do të përqendrohen në vendin ku u qëllua mjeti i policisë, që bënte shoqërimin e të arrestuarit të parë, e që u sulmua me armë, duke lënë të vdekur oficerin e RENEA-s, Ibrahim Basha e të plagosur dy efektive, Jetmir Isai dhe Perlat Hamitaj. Gjithashtu në fshat ndodhen prokurorë dhe oficerë të policisë gjyqësore.
Sigal