Befason kandidati ‘modest’, ja sa vota ka marrë deri më tani në Podujevë

220
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i rreth 14 mijë votave në Podujevë.

Sipas këtyre rezultateve, po vazhdon të prij kandidati i LDK’së, Ekrem Hyseni i pasuar nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

Por, sa vota ka marrë deri tash kandidati i Nismës, Xhemajl Hasani?

Ai ishte bërë viral gjatë fushatës për deklaratat e tij nëpër studio televizive dhe postimet në Facebook. Madje, shprehej i bindur se do të fitonte.

Sipas KQZ’së, deri tash Hasani ka 44 vota, apo me renditje është i parafundit.