Akuzat e Ish-kryespiunit britanik: Kina fshehu shpërthimin e hershëm të Covid-19, të mbajë përgjegjësi!

373
During, "Intelligence gathering in the 21st century," and Nick Burns, (from left) Roy and Barbara Goodman Family Professor of the Practice of Diplomacy and International Relations at the Harvard Kennedy School of Government, John Sawers, (standing) Former head of MI6, and Ash Carter, Director, Belfer Center for Science and International Affairs discuss challenges of intelligence in the Taubman Building. Kris Snibbe/Harvard Staff Photographer...
Sigal

Ish-Shefi i Shërbimit Sekret të Britanisë së Madhe (MI6) John Sauers ka deklaruar se Kina ka fshehur informacion thelbësor në lidhje me shpërthimin e koronavirusit, madje se këtë gjë e ka mbajtur të fshehtë nga pjesa tjetër e botës.

Sauers tha se për këtë fakt, shteti kinez duhet të mbajë përgjegjësi. Më herët, presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do të ndalë fondet për OBSH-në, kurse ka akuzuar organizatën ndërkombëtare se “mban anën e Kinës”. Po ashtu, Trump ka thënë se Kina ka mbajtur të fshehtë fillimisht shpërthimin e koronavirusit.

John Sawers, shefi i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete të Britanisë, ose MI6, nga 2009 deri në 2014, tha se do të ishte më mirë që përgjegjëse për Covid-19 të jetë Kina sesa OBSH-ja.

“Ka një zemërim të thellë në Amerikë në lidhje me atë që po ndodh. Ata janë të bindur se gjithcka ua shkakton Kina. Kina po i shmanget përgjegjësisë për origjinën e virusit, e po ashtu për dështimin që të merrej fillimisht me të”, tha Sauers për BBC. Ai ka shtuar se inteligjenca ka arritur të marrë informacion se koronavirusi në Kinë ishte përhapur që në dhjetor e janar dhe autoritetet kineze e kanë fshehur atë, në vend se ta luftojnë.