Deputeti Alimadhi dhe mjeku Xhaxho fitojnë betejën me COVID-19

388
Sigal

Deputeti Adriatik Alimadhi dhe mjeku Roland Xhaxho kanë fituar betejën me COVID-19. Mësohet se Alimadhi dhe mjeku Xhaxho kanë rezultuar negativë në testin e dytë të COVID-19. Gjithsesi, ata do të vijojnë të qëndrojnë ende të shtruar në Spitalin Infektiv, pasi kanë probleme me mushkëritë dhe frymëmarrjen.

Një ditë më parë, u dha lajmi se edhe Andi Koraqi, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, të cilët u infektuan me COVID-19 janë shëruar plotësisht.

Në Shqipëri numri i të infektuarve me Covid-19 ka shkuar në 494. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 19 raste të reja, pas testimit të 252 personave të dyshuar. Numri i viktimave ka shkuar në 25. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 251 persona.