Sigal

Shqiptari i cili mbeti i vdekur në aksidentin e ndodhur në Itali, është Bexhet Deda. Lajmin e bëjnë me dije mediat italiane.

Një 24-vjeçar italian përplasi 3 shqiptarë që po shkonin në punë në fusha me biçikletat e tyre.

Si pasojë e këtij aksidenti një prej shqiptarëve, 26 vjeçar, ka humbur jetën, ndërkohë që shoferi i makinës është larguar. Dy shqiptarët e tjerë kanë përfunduar në spital.

Pak minuta më vonë, shoferi i automjetit ndaloi për të rregulluar gomën e makinës, dhe pikërisht në atë moment është identifikuar nga policia dhe i janë vënë prangat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06.00 të mëngjesit disa ditëve më parë, por u raportua vetëm dje nga mediat italiane.

Sipas policisë italiane, 26-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të tjerët janë jashtë rrezikut për jetën, por kanë marrë lëndime e plagë të llojeve të ndryshme në trup.

Autori u largua nga vendngjarja pa ndaluar apo të telefononte për ndihmë.

Por më vonë një gomë iu shfry për shkak të përplasjes, e kështu i duhej ta ndërronte, teksa kthehej për në shtëpinë e tij në Caserta. Shoferi, Renzo Griffo, 24 vjeç, ka thënë se ndodhej në gjendje shoku, ndaj u largua pas përplasjes dhe u kthye në vendngjarje 20 minuta më vonë.