Të drejtat e njeriut, Biden premton ta bëjë Putinin “për ujë të ftohtë”!

187
Sigal

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha se do të ushtrojë trysni ndaj presidentit rus, Vladimir Putin që të respektojë të drejtat e njeriut kur dy udhëheqësit të takohen në qershor.

Gjatë një fjalimi për nder të Ditës së të Rënëve në SHBA, Biden tha se “unë do të takohem me presidentin Putin në Gjenevë dhe do t’ia bëjë të qartë se nuk do të tolerojmë shkeljen nga ana e tij të këtyre të drejtave“.

Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët se do të vazhdonte me planet për takimin mes dy udhëheqësve pasi Microsoft identifikoi një sulm kibernetik ndaj agjencive qeveritare amerikane nga Nobelium, grupi që hyri në sistemin e kompanisë SolarWind të vitit të kaluar që erdhi nga Rusia. Takimi i 16 qershorit vjen mes marrëdhënieve të tensionuara për ndërhyrjen e zgjedhjeve amerikane që Moska mohon, sulmet kibernetike dhe Ukrainën.

Rusia e aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë më 2014 dhe separatistët e mbështetur nga Rusia morën kontrollin e një pjese të Ukrainës lindore po atë vit. Në muajin mars, Biden tha se ai besonte se Putini ishte një “vrasës”, ç’ka nxiti një grindje diplomatike mes dy vendeve e shty Moskën të thërriste për konsultime ambasadorin e saj në Washington.