Shqiptari plagos me thikë grekun për një vajzë, detajet

248
Sigal

Një shqiptar ka plāgosur me thīkë një të ri grek. Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në plazhin Paleochora në Chania dhe shkak është bërë sherri për një vajzë.

Shtetasi grek ndodhej në plazh me miqtë e tij, por duket se shikimi për një vajzë i çoi ata drejt sherrit i cili degjeneroi deri në përdorimin e thikës.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari që punonte në një biznes shëndetësor u grind me të riun grek dhe e plagosi këtë të fundit, duke e goditur me thīkë në bark.

I riu grek ka marrë plagë, ndërsa është dërguar në spital.

Policia nisi një hetim për të gjetur shqiptarin, ndaj të cilit u ngrit akuza për plāgosje dhe përdorim të armëve. Materialet iu dorëzuan prokurorisë të Chanias për veprime të mëtejshme.