Caka: Lleshaj, ky recidivist, por krenar. Shkel ligjin dhe nuk do t’ia dijë

256
Sigal

Nga Silva Caka
Lleshaj, ky recidivist, por krenar!
Në protestën e 17 majit, Ministri i Brendshëm Lleshaj pranoi se shkeli ligjin me të dyja këmbët, kur nxorri lloj-lloj horrash pa numra identifikimi dhe i shiti si efektivë të Policisë së Shtetit. Lleshaj u justifikua se e bëri me qëllim shkeljen e ligjit, për të shmangur ”hakmarrjen” ndaj policëve… Se kush do hakmerrej ndaj policëve, vetëm Lleshaj e di!
Lleshaj shkel ligjin përsëri dhe e reklamon me krenari; Gjovalin Loka ka qënë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit dhe ligji e ndalon automatikisht të jetë në detyrë shtetërore, aq më tepër në funksione të larta në Policinë e Shtetit. Mirëpo Lleshaj nuk pyet për ligjin!
As kriminelët nuk pyesin për ligjin, njësoj si Lleshaj!
Shkeljen e ligjit nuk e justifikon asgjë!
Lleshaj nuk ka asnjë ndryshim nga kriminelët ordinerë, për aq kohë sa e shkel ligjin me paramendim.
Çfarë bën një kriminel në drejtim të Ministrisë së Brendshme?
Si mund të jetë normale që Ministri I Brendshëm të shkelë ligjin dhe të mos dojë t’ia dijë fare?
Po SPAK-u çfarë bën?
Ku jetojmë??