Vdekja e 27 të rinjve në Bukuresht, në pranga pronarët e lokalit të natës

493
Me urdhër të Prokurorisë janë arrestuar tre pronarët e lokalit të natës në Rumani, ku humbën jetën 31 persona në orët e vona të së premtes pas shpërthimit të një zjarri.
Të tre të dyshuarit, mbi të cilët rëndon akuza “vrasje pa paramendim”, u morën në pyetje për disa orë për atë që tashmë njihet si “tragjedia e Bukureshtit” që nisi nga fishekzjarret.
Raed Arafat, ministre e Brendshme, citohet të ketë thënë se lokali nuk kishte leje për të mbajtur koncerte, por edhe për përdorimin e mjeteve piroteknike. 
Tre pronarët, Costin Mincu, Alin George Anastasescu dhe Paul Ganeca, akuzohen se kanë futur brenda në lokal më shumë njerëz se kapaciteti real i ambientit, si dhe për injorim të kushteve të sigurisë, duke përfshirë edhe daljet emergjente.
Sigal