Sigal

Napoli arriti një fitore madhështore dhe shumë të rëndësishme mbrëmë ndaj Liverpool në Champions League duke marrë tre pikë shumë të rëndësishme.

Por jo gjithçka ka shkuar si duhet për lojtarët napolitanë. Sulmuesi i ekipit Arkadiusz Milik është plaçkitur mbrëmë nga dy njerëz me motorë gjatë rrugës së tij për në shtëpi.

24-vjeçari ishte në makinën e tij duke shkuar drejt shtëpisë së tij në Varcaturo, 20 km në perëndim të Napolit, rreth orës 2 të mëngjesit, kur makina e tij u ndalua nga një motor.

Njëri nga rrëmbyesit e drejtoi armën nga Miliki, i cili pastaj u detyrua t’ia jap orën e dorës “Rolex”.

Para dy vjetëve Lorenzo Insigne dhe gruaja e tij u plaçkitën në të njëjtën mënyrë.