Aksident i rëndë në Kosovë, 1 viktimë dhe 3 të plagosur

45
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kosovë. Një kamion dhe një automjet janë përplasur me njëri-tjetrin e si pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Mediat e kosovës shkruajnë se aksidenti ka ndodhur në autostradën “Arber Xhaferi” në fshatin Bibaj, të Ferizajt. Një nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore, dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha. “Raportohet se një person ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, si pasojë e aksidentit dhe tre persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore, njeri nga ta me lëndime më te rënda dhe është përcjellur për trajtim mjekësor”, tha Hoxha.