EMRAT/ Aksident në Gramsh, plagosen babë e bir. Nisen me urgjencë drejt “Traumës”

33
Sigal

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve, bëhet me dije se pas përplasjes të fortë së makinës, janë dëmtuar 47 vjeçari Artan Llapushi dhe djali i tij, Orgito Llapushi, 15 vjeç.

Të dy të dëmtuarit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Gramshit janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.