Ish-ministri Solis: PS një klan i Soros që i ka korruptuar të gjithë, që nga diplomatët deri tek opozita

220

“Tani Partia Socialiste është një klan i disa njerëzve, as i majtë as i djathtë, i mbështetur nga Sorosi dhe duket sikur Amerika na ka lënë me qira tek Sorosi.”

Sigal

Ish politikani dhe mjeku Leonard Solis ndau mendime kritike mbi atë se çfarë ndodh në Partinë Socialiste. Deklaratat e tij u bënë gjatë një formati televiziv. Solis tha se Shqipëria ka ecur përpara gjatë këtyre viteve, por jo me ritmin e duhur. Ai tha se hoqi dorë nga politika për shumë arsye, por më e rëndësishmja ishte profesioni i tij i mjekut.“Ishin momente shumë të bukura me shpresa dhe aspirata. Parrulla “Edhe ne si gjithë Evropa”, që në shumë aspekte them se u realizua. Pavarësisht se shajmë njëri tjetrin, Shqipëria është shumë më ndryshe nga vitet 90. Bëmë hapa përpara, por fatkeqësisht jo me ritmet që do dëshironim. Nga politika u largova për shumë arsye. Bëra një karrierë të sukseshme, unë isha dhe kam qënë doktor para së gjithash, por u largova me kënaqësi për një projekt shumë ambicioz.” Më tej Solis tha: “Populli është shmangur totalisht nga zgjedhja dhe politikanët nuk varen më nga elektorati. Më parë kishim një sistem maxhoritar dhe secili përpiqej të shpaloste programe. Kishte individualitete, tani nuk ka më individualitete, u ndryshua me konsesuns të të dyja palëve. Tani kemi deputetë të emëruar. Mjafton të lëpish kryetarin. Për emigracionin është edhe dështim i Europës përsa i përket proceseve demografike. Është sukses i mjekësisë për rritjen e jetgjatësisë, Njerëzit nuk vdesin, por lindjet kanë rënë dhe kjo përbën një ulje të fuqisë punëtore. Vendet e zhvilluara janë shumë atraktive, të cilat tërheqin shumë njerëz.

“Është një turp i kombit Lulëzim Basha. Mirë do ishte të ishte bërë Non Grata në Shqipëri dhe të ikte në Hollandë. Është një nul, ai bashkë me atë grupin, të cilët marrin urdhër nga Partia Socialiste”

Emigrojnë njerëzit, sepse rinia këtu kur del nga shkolla, nuk ble dot shtëpi, ku martesa është përgjegjësi e madhe dhe nuk të ndihmon askush. Prandaj rinia largohet” – tha Leonard Solis. I pyetur mbi ligjin e fundit të mjekësisë të qeverisë, që i detyron studentët të punojnë pesë vjet në vend, Solis tha se është një shkelje shumë e rëndë, që e kthen vendin në periudhën e para 90.“Është një shkelje e rëndë, është një privacion i rëndë, që qelbet erë si ajo periudhë, që e luftuam në 90. Ai duhet t’u krijonte kushte maksimale atyre dhe t’i linte të lirë. Për atë luftuam për lëvizjen e lirë, për fjalën e lirë.” Solis e konsideron sot për sot të majtën si një klan të mbështetur nga Sorosi, duke vijuar se Partia Socialiste i ka korruptuar që të gjithë, që nga diplomatët deri tek opozita. Solis u shpreh me tone të ashpra përsa i përket figurës së Lulëzim Bashës, të cilin e quajti njeri pa vlerë dhe turp i kombit. Më tej Solis tha se duhet një klasë e re politike, të rikthehet sistemi zgjedhor në Shqipëri. Ai uron që Partia Socialiste të bjerë nga pushteti, sepse sipas tij “nuk durohet më” ,- siç e cilësoi ai. “Fatos Nano e donte PS, e kishte parti me struktura, kurse tani Partia Socialiste është një klan i disa njerëzve, as i majtë as i djathtë, i mbështetur nga Sorosi dhe duket sikur Amerika na ka lënë me qira tek Sorosi. Berisha ka qënë shumë më serioz në politikat e veta. Në të gjitha aspektet ishte më transparent, kishte të metat e veta, por politika ishte e pozicionuar në dy kampe. Por tani, Edi Rama, Partia Socialiste, ka një fuqi korruptuese aq të madhe, që nga diplomatët deri në Partia Demokratike i ka blerë. Tani mbeti vetëm Berisha me pjesën e shëndoshë të PD. Jemi në pikën e vdekjes së viteve 90. Lulëzim Basha është njeri pavlerë, që ka marrë shumë më tepër se ç’duhet. Babai i dështimeve dhe i shitblerjeve. Populli e ka kuptuar se nuk e voton. Është një turp i kombit Lulëzim Basha. Mirë do ishte të ishte bërë Non Grata në Shqipëri dhe të ikte në Hollandë. Është një nul, ai bashkë me atë grupin, të cilët marrin urdhër nga Partia Socialiste.” – tha ish ministri Solis.