Zgjedhjet, M.Brendshme: Aplikantët të tërheqin dokumentet biometrike

445
Ministria e Punëve të Brendshme përmes një njoftimi për shtyp ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumenta biometrikë, të drejtohen pranë zyrave përkatëse për t’i tërhequr ato.
Sipas njoftimit, Ministria e Brendshme bën të ditur se zyrat e tërheqjes së letërnjoftimeve elektronike dhe pasaportave biometrike do të jenë të hapura edhe ditën e shtunë e të dielë, 20 qershor dhe 21 qershor, për t’u dhënë mundësi shtetasve që duan të ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet lokale, sipas orareve:- 08:00 – 16:00, 20 qershor 2015- 08:00 – 14:00, 21 qershor 2015.
Gjithashtu për të mbështetur këtë proces të rëndësishëm, të gjitha Zyrat e Gjendjes Civile do të jetë të hapura ditën e shtunë e të diel, nga ora 08:00 deri në14:00.
Sigal