Ligji i ri për mbrojtjen e fëmijëve, Klosi në Komision: Pezullim i së drejtës prindërore në rast dhune e neglizhimi

489
Sigal

Ministri Blendi Klosi ka prezantuar sot ligjin e ri për mbrojtjen e fëmijëve, ndërsa deklaroi se do t’i pezullohet e drejta prindërore në raste dhune dhe neglizhimi.

I pranishëm në Komisionin e Integrimi, Klosi u bëri thirrje bluzave të bardha, mësuesve apo dhe edukatorëve që të raportojnë dhunën nëse evidentojnë raste të tilla dhune.

“Pezullim nga detyra kush nuk e bën raportimin. Sanksione për shfrytëzimin e fëmijëve në punë. Dhunuesve iu hiqet e drejta për të punuar me fëmijë”, tha Klosi.