Zgjedhjet e 14 majit/ Begaj: Proces i drejtë e i paanshëm, i bazuar në Kushtetutë, detyrim ndaj vendit

138
Sigal

“Proces zgjedhor i drejtë e i paanshëm, i bazuar në kushtetutë e ligj, detyrim thelbësor ndaj vendit” është ky mesazhi që presidenti i republikës dha në një deklaratë për mediat, një ditë para çeljes së fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 14 majit.

“E kam shumë të rëndësishëm këtë takim me ju sot, pasi sigurimi I standardeve zgjedhore, jep garanci për një pushtet I cili përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Një proces i drejtë i paanshëm, është detyrim thelbësor ndaj vendit.

Me reformën në drejtësi dhe nisjen e negociatave në BE, vendi ynë ka hapur një faqe të re në historinë e demokracisë shqiptare. Proceset demokratike në Shqipëri, janë ndërtuar zhvilluar e forcuar me kontributin e çdo bashkëqytetari të angazhuar brenda e jashtë vendit.

Institucionet që ju përfaqësoni kanë përgjegjësinë e madhe të prezantimit, menaxhimit dhe performancës, të të gjithë procesit zgjedhor, sipas standardeve. Që këto zgjedhje të mos cilësohen thjesht si më të mira se ato të mëparshme ” u shpreh Begaj.

Deklarata e Begajt vjen pas takimit të zhvilluar në presidencë, me drejtues të institucioneve të administrimit të zgjedhjeve, si edhe përfaqësues të trupit diplomatik në vend.