Krishlindje të ngrohta, nga urimet, por dhe nga moti

537
TIRANË – Kjo Krishtlindje veç urimeve të ngrohta të besimtarëve për më shumë paqe dhe ditë të bardha, është shoqëruar edhe me temperatura të larta. I gjithë vendi është përfshirë nga një mot i ngrohtë ku temperaturat kanë arritur deri në 18 gradë Celcius, e pazakontë kjo për muajin e ftohtë të dhjetorit.
Parashikimet flasin se në fundjavë pritet që termometri të shënojë temperatura edhe më të larta, me rritje deri në 3 gradë Celcius.
Megjithatë, këto temperatura të pazakonta në mes të dimrit, pritet të mos zgjasin shumë. Kjo pasi, ndërrimi i vitit do të jetë i ftohtë dhe me reshje dëbore. Në vendin tonë dimri është ndjerë shumë pak, por edhe gjithë bota është përfshirë nga ndryshime të shpeshta klimaterike.
Sigal