Vrasja e çiftit Pasho në Itali/ Pas ish-të dashurës, nën hetim edhe djali i tyre Taulant Pasho

244
Sigal

Taulant Pasho është vënë në hetim nga autoritetet italiane në lidhje me vrasjen e prindërve të tyre, Shpëtim dhe Teuta Pasho. Këta të fundit ishin zhdukur që prej vitit 2015, ndërsa trupat e tyre u gjetën pak javë më parë, të copëtuar në 4 valixhe.

Kujtojmë se si autore e krimit të rëndë, dyshohet se është ish-e dashura e djalit të çiftit, Elona Kalesha, e cila nga burgu ka fajësuar për ngjarjen horror Taulant Pashon.

Mediat italiane raportojnë se Taulant Pasho, i cili është shpallur në kërkim, është vënë nën hetim pas krahasimit të rezultateve të ADN. Po ashtu nën hetim është dhe vëllai i Elona Kaleshës.

Dyshimet e para për vrasjen e çiftit nga ish e dashura e djalit kanë qenë nga vajza e familjes Pasho, e cila është shprehur se ajo ka qenë dhe kontakti i fundit me prindërit e saj. Ndërkohë eshtrat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në autostradën Firence-Pisa-Livorno në afërsi të burgut Solliciano, pasi u copëtuan dhe u futën në katër valixhe.