Një makinë është përfshirë nga flakët në ecje sot në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:10, në Paskuqan 1.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet F. B., ndërsa ky i fundit ka shpëtuar mrekullisht.
Nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak i flakëve mund të jetë bërë një shkëndije elektrike.