Vranësira dhe kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

152
Sigal

Dita e fundit e javës pritet të jetë me temperatura të larta.

Vendi ynë vijon të jetë gjatë paradites në dominim e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta. Por në zonat malore priten vranësira të lehta.

Ndërsa në orët vijuese vranësirat e lehta do të shfaqen në të gjithë Shqipërinë, ku më të theksuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore por nuk do të sjellin reshje, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor – Juglindor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.