VIDEO/ “Gjum ariu”/ Qytetarin në Astir se shkund as tërmeti

1012
Sigal

Videoja e mëposhtme tregon se si një qytetar nuk është tundur nga tërmeti që e ka zënë teksa flinte gjumë.

Pamje e publikuara nga “Report Tv”, tregojnë filmimet e një kamere sigurie ku shihet një qytetar që fle në kuzhinën e tij në momentin që bie tërmeti.

Pavarësisht se pallati shkundet dhe nga tavani fillojnë të bien copëza muri, ‘gjumashi’ nuk e prish fare terezinë. Ai vazhdon të flejë i qetë pa e ditur se rreth tij mund të jetë duke u shembur gjithçka.

15 të vdekur, mbi 600 të plagosur, dhe dhjetëra të tjerë nën rrënoja, është ky bilanci i një ditë që do të mbahet mend gjatë si tragjedia e 26 nëntorit 2019. Epiqendra e tërmetit ishte qyteti i Durrësit, dhe konkretisht zona e Thumanës, ku ka patur 3 pallate të shembura, ndërkohë që problemet nuk mungojnë as në Fushë-Krujë, apo te Kavalishenca, ku mbeti i vdekur kryekomisari Bajram Hajdarmataj.

Gjithë shteti ndërkohë është në Durrës, ku po punohet për të shpëtuar jetët që ndodhen nën rrënoja. Ndërkohë, që edhe lëkundjet nuk kanë ndaluar. Herë pas here, me magnitudë shumë më të ulët dhe me fuqi më të vogël goditjeje, toka në Tiranë dhe Durrës vijon të dridhet.