Digjet një banesë prej druri në Elbasan, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, pronarja…

77
Sigal

Një zjarr ka shkrumbuar mbrëmjen e djeshme një banesë në Elbasan e ndërtuar e gjitha prej druri. Burime jo zyrtare bënë me dije se banesa e djegur është në pronësi të shtetases me iniciale L. H.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës banesa është shkrumbuar pothuajse plotësisht. Edhe më herët një banese prej druri të shtetases L.H. i ishte vënë zjarri nga persona të paidentifikuar.

Dyshohet se zjarrvënia e përsëritur mund të jetë kryer nga ana e disa personave të njohur nga e dëmtuara me të cilët ka pasur konflikte.

Gjithsesi hetimi policor pritet të identifikojë autorët e zjarrvënies dhe të sjellë vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.